Çfarë ofrojmë?

ToysAlb eshte dyqani online i lodrave të ndryshme për fëmijë në kopshte, lokale, shkolla, shtëpi, ambjente të ndryshme argëtuese të brendshme dhe të jashtme.

Të gjitha produktet tona janë të dizajnuara me përpikmëri dhe prodhohen në përputhje me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Qëllimi ynë nuk është vetëm të argëtojmë fëmijët, por edhe të kontribuojmë në zhvillimin e tyre mendor dhe fizik. Ne duam të prekim jetën e çdo fëmije me qasjen tonë miqësore ndaj mjedisit, duke ofruar lojra inovative dhe argëtuese.

ToysAlb eshte pjese e FALGEO SHPK, nje kompani me mbi 15 vite eksperiencë, 15 vite sukses dhe motivim per të sjellë në tregun shqiptar cilësinë, korrektësinë, sigurinë dhe komoditetin në blerje.

Një kompani model në tregun shqiptar sa i takon plotësimit me lodra të ndryshme për fëmijë dhe një kompani lider gjithashtu për korrektesën, besueshmërinë, cilësinë e produktit, fleksibilitetin, shpejtësinë e realizimit të projekteve dhe cmimeve konkurruese gjithashtu.

Performancë gjithnjë e në rritje, kënaqësi e klientelës, standard europian. Vizitoni faqen tonë online, zgjidhni produktin e dëshiruar dhe ne ua sjellim kudo ndodheni!

Shërbimet

Kualiteti i produkteve tona shoqërohet me një shërbim po aq cilësor. Ekipi ynë i shërbimit ju garanton transportin dhe montimin e secilit produkt.

Projektim
Stafi ynë analizon paraprakisht porosinë tuaj duke hartuar një plan të personalizuar për transport-montimin.

Transporti
Garantojmë transport të sigurtë dhe të menjëhershëm në ambientet tuaja.

Montimi
Ekipi ynë i montuesve përshtat produktet me ambientin tuaj duke nxjerr në pah funksionalitetin e plotë të tyre.

SHOPPING CART

close
Zgjidhni monedhën tuaj
EUR Euro