Termat & Kushtet

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
  • Pagesë me kartë Visa ose Master Card.
  • Paypal

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.

Ne kuptojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes.

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara si më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si Blerësi dhe ToysAlb.com). Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve dhe njëkohësisht të sigurojmë çmimet më të lira për pothuajse gjithçka të nevojshme për ju. Të dyja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të
përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjesjanë të rëndësishme për ju pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website

Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj përtë qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

Aksesi në faqen e internetit ToysAlb.com

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar..

Ne punojmë shumë për të siguruar që faqja e internetit është gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente joproduktive për ndonjë arsye. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjene zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e
rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.

Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetittë jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi. Nëse shihni një problem me çmimin apo me artikullin ju lutemi të kontaktoni me ne në telefon +355 69 205 4557 ose email customercare@ToysAlb.com.

ToysAlb nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.
ToysAlb nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit.
Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të
disponueshmërisë së produktit, ToysAlb merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që
ai ka vendosur gjatë blerjes online.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të ToysAlb janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për
produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e
produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, ToysAlb do t’ia njoftojë gabimin
Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Çmimet

Çmimet e afishuara ne ToysAlb.com janë të paraqitura në Euro (€) dhe nuk përfshijnë koston për transportin. Shpenzimet e transportit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rastnuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do tëshfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në
dorëzim të produktit. Të gjitha këto ju vijnë automatikisht në email-in tuaj në përfundim teporosisë.

Stoku

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 14 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi tërikthehen përsëri në stok, gjithmonë sipas dëshirës suaj.

Kthimi i Produkteve

Ndërrimi i produkteve është i mundur të bëhet brenda 1 (një) jave nga data e blerjes.
Produktet mund të ndërrohen vetëm me faturën e blerjes dhe kartën e identitetit.
Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.
Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.
Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.
Në rastin e produkteve me defekt, ato kontrollohen dhe ju kthehet përgjigje brenda 48 orëve për arsyen e defektit.
Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.

E drejta e autorit:

Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe web, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprakeme shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Shërbimi i Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të ToysAlb, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: customercare@ToysAlb.com dhe në numrin e telefonit të shërbimit

SHOPPING CART

close
Zgjidhni monedhën tuaj
EUR Euro